Monday, December 3, 2007

Pse bien nga fiku femijet e te rriturit tane


Kohet e fundit tek ne u hap nje debat mbi shkollimin e larte ne universitetet tona publike dhe ato private. U polemizua edhe per principet mbi te cilat duhet te ngrihet mesimdhenia e larte, per perparesine e publikut apo privatit, ashtu sikurse edhe per nivelin e mesimdhenies ne universitetet. Ka pasur polemika te forta edhe per ligjin mbi emerimin e rektoreve te universiteteve. Duhet thene se debatit i ka munguar shumecka, i ka munguar edhe pjesemarrja e shume mesimdhenesve me emer publik. Por ajo cka i ka munguar me shume, sipas meje, ishte thellimi i tij nepermjet zbritjes pak me poshte ne deget e "pemes" se edukimit te femijeve tane ne shkollat e mesme dhe fillore, e, ne pergjithesi, ne problemet e edukimit qe i bejme ne femijeve derisa arrijne ne universitet. Debati u zhvillua sikur te kishim arritur ne maje te pemes shendoshe e mire. Sikur, pra, ata qe shkojne ne universitete e fillojne dhe e mbarojne aty ate kualifikim qe i ben njerez te larte. Por a eshte keshtu?

Duke vozitur neper internet hasa ne nje nga bloget e njohur shqiptare nje koment qe fillonte me nje tekst kenge per femije:



"Oh, ne maje te fikut hipa

bum c'u rrezova

Oh, ne maje te fikut hipa

bum c'u rrezova



Oh, erdhi gjyshja

m'foli hop

hop u cova

Oh, erdhi gjyshja

m'foli hop

hop u cova

"Nuk jam cmendur!" - shkruante me poshte autori - "Ky eshte teksti i nje kenge te kategorise turbofolk, per femije. Eshte nje tekst gjenial, qe perseritet monoton nja kater here. Njehere vjen gjyshja, njehere vjen mami, pastaj babi, dhe prape vjen gjyshja. Dhe djaloshi i kenges cdo here bie nga maja e fikut. Djali perserit gjithmone te njejtin gabim, nga i njejti vend: maja e fikut. Konkluzioni: djaloshi ka probleme me memorien e gjate; nuk arrin te mesoje se po te hipesh ne maje te fikut, mund te biesh" sepse "familjaret rrine shume te qete. Nuk reagojne. Nuk e keshillojne. Thone vetem nje fjale: Hop. Te cilen djaloshi e ndjek verberisht. (…) Rezultati: nje femije rreth 4 vjecar, qe vertitet duke kenduar majen e fikut e duke kercyer pupthi e hopthi mbas cdo hopi e bumi. Tragjedia: Ky femije eshte i yti! (…)"

Autori i ketij komenti na le te kuptohet se jeton jashte shtetit, se ka femije te vegjel qe shkojne ne kopesht dhe shkolle atje ku jane, qe flasin mendojne dhe enderrojne ne nje vend tjeter nga vendlindja e prinderve, por ka merak qe ata te mesojne edhe shqipen qe kjo t'u mundesoje te behen, pastaj, edhe pjese e kultures shqiptare. I eshte dukur se ka gjetur mjetin me efikas per t'u mesuar gjuhen shqipe: duke u sjelle CD me muzike per femije nga Shqiperia. Por zbulon se ky lloj mesimi paska nje cmim qe nuk eshte i gatshem ta paguaje: debilizimin e femijeve te tij, pergatitjen e tyre per t'u bere publik i "Ciljetave te se ardhmes". Dhe ua heq sepse vec tjerash nuk do qe femijet ta identifikoje Shqiperine me dicka qe ka shije te keqe, cka me vone do ta beje ta harrojne e te mos identifikohen asfare me te. Duke lexuar komentin e tij m’u be se rashe edhe une nga fiku i debatit te larte mbi shkollat e larta. E para gje qe te vjen ne mendje eshte: mire se keta prinder, qe jetojne e punojne ne vendet e huaja, e per rrjedhoje femijet e tyre, e kane mundesine e zgjedhjes per ta mbajtur apo hedhur tej kulturen e keqe, po me shumicen e femijeve shqiptare qe formohen ne Shqiperi, ku kjo e keqe u imponohet nga te kater anet, si i behet? Sepse ketu nuk eshte thjeshte ceshtje dy gjuhesh, por dy kulturash qe rezultojne inkompatibel me njera-tjetren, qe nuk mund te dialogojne me njera tjetren, pasi kjo e jona nuk na afteson per kete. Ajo per te cilen flasim aq shume dhe bejme aq pak, integrimi ne boten e madhe, jo si qellim ne vetvete, por si hapa te rendesishem drejt me shume komunikimi, qe do te thote edhe me shume lirie e nje jete me e plote, eshte nje gje qe fillon shume heret, qysh me femijet; por edhe mosintegrimi, dmth vazhdimi i izolimit, fillon qysh heret gjithashtu. Jemi ne vazhdimin e asaj kulture socialiste qe shpelante trute e njeriut qysh ne femijeri duke u hequr aftesine per te pasur mendimin e vet, per te bere lidhjet shkak - pasoje. "Buburrec mor bugurrec, ti gjith diten ec e ec", recitonin e kendonin femijet dikur apo "oplala per litari, mbahem fort si marinari. Ballafaqimi midis kulturave ne procesin e hapjes dhe integrimit edhe me synimin e ruajtjes se kultures dhe identitetit tone, eshte nje pune qe kerkon te ndryshojme shumcka, qysh me edukimin e femijeve. Nese nuk duam qe kultura jona ne kete proces te mos zhduket apo te mos mbetet rudimentare duhet ta bejme te afte te mbijetoje duke filluar qe me ndryshimin e edukimit te femijeve tane ne kopshte e pastaj shkolla fillore e te mesme. Perndryshe nuk do te mesojme kurre se si te mos biem nga fiku, qofte edhe duke pasur nje diplome te universiteteve tona. Sepse me duket se historia e mungeses se memories te atij femijes se CD-se, i cili nuk eshte ne gjendje te mesoje se si te ngjitet e te mos bjere nga fiku, por bie dhe ribie duke mbetur gjithnje femije, eshte histori e ne te rriturve. Kenga e asaj CD-je me tekst idiotizues dhe refuzimi qe i ben autori asaj, kane te bejne me nje ndryshim te madh: ate midis te rriturve qe mbesin femije edhe ne moshe te madhe dhe te rriturve qe i kthehen femijerise me pervojen e atij qe ka mesuar nga jeta, e qe, pikerisht per kete, ndryshon shumecka ne edukimin e femijeve te vet. Ne kemi mbetur me shumice ne kategorine e te pareve se perndryshe CD te tilla nuk do te qarkullonin ne tregun tone, por mbi te gjitha nuk do te kishim ate gjendje te mjeruar te edukimit te femijeve tane. E kjo do te na e zgjase shume qendrimin ne rrethin vicioz te nje kulture qe prodhon e riprodhon te rritur qe bien nga fiku e kerkojne t'i ngreje "mami" dhe "babi", duke u thene "hop". Sepse, le te mos harrojme, nje edukator i njohur thote: ma jepni nje femije ne shtate vjetet e pare dhe pastaj ne te tjeret merreni ju. (Korrieri, 30 Nentor 2007)

No comments: